Një Spiun I Dyshuar Rus Shkakton Shkarkimin E Tre Gjeneralëve Çekë
PRAGË, 28 korrik /ATSH-AFP/ - Një çështje spiunazhi për llogari të Rusisë është origjina e shkarkimit këto muajt e fundit të tre gjeneralëve të ushtrisë çeke, konfirmoi sot një nga të përditshmet kryesore çeke, ''Dnes''.
Identifikuar nga ''Dnes'' si Robert Rachardzo, i dyshuari si spiun rus punonte si psikolog në drejtorinë e shërbimit të burgjeve çeke dhe gjatë kohës së lirë mbante kontakte të ngushta me një oficere që kishte drejtuar suksesshëm zyrat e tre gjeneralëve.
''Nuk është e qartë nëse gruaja punonte për të me ndërgjegje apo pa ndërgjegje'', shkruan e përditshmja sipas së cilës këto kontakte survejoheshin për disa vite nga kundërspiunazhi çek.
Shkarkimi preku shefin e zyrës ushtarake të presidentit çek, Frantisek Hrabal, komandantin suprem të Forcave aleate për Evropën, Josef Sedlak dhe zëvendësshefin e Shtabit të përgjithshëm të ushtrisë çeke, Josef Proks./
/ec/ a.jor.