Pakistan - Airbus: Avioni Kishte Vetëm 10 Vjet Punë
PARIS, 28 korrik /ATSH-ANSA/ - Avioni Airbus A321 që u rrëzua mëngjesin e sotëm pranë Islamabadit, në Pakistan, kishte vetëm dhjetë vjet që punonte, një kohë pune relativisht e vogël për këtë lloj avioni, njoftoi kompania prodhuese, duke shpjeguar se jetëgjatësia e këtyre modeleve është rreth 30-40 vjet.
"Avioni ishte dorëzuar në vitin 200. Kompania Airblue e përdorte me një kontratë qiraje që prej vitit 2006. Avioni kishte kryer rreth 34 mijë orë fluturimi dhe 13500 fluturime", shpjegon Airbus në një komunikatë.
/e.v/