English

Pakistan - Aksident Ajror - Gjenden Trupat E Të Paktën 80 Personave

ISLAMABAD, 28 korrik /ATSH-AFP/ - Trupat e më tepër se 80 personave u gjetën mes copave të avionit pakistanez të linjës që u rrëzua sot në mëngjes me 150 persona në bord, në kodrat rreth kryeqytetit Islamabad, njoftoi AFP-në shefi i policisë së qytetit. "Jemi në kulmin e operacionit të kërkimeve për gjetjen e trupave sa më shpejt që të jetë e mundur", i deklaroi AFP-së zyrtari Bani Amin i cili ndodhet në vendin e katastrofës. Aeroplani i tipit Airbus 321 të shoqërisë private pakistaneze "Airblue", u rrëzua në kodrat Margalla. Ai po bëhej gati të ulej me 150 persona në bord, të cilët kishin hipur në Karaçi. /I.Pu.
KOMENTE