English

Prishtinë, në 48 orë, 9 persona të kërkuar në pranga, njëri për vrasje

Brenda 48 orësh policia e Kosovës arreston në Prishtinë 9 persona të kërkuar

Prishtinë, 28 korrik, NOA – 9 persona të kërkuar nga Policia e Kosovës, njëri syresh për vrasje, kanë rënë në prangat e policisë në Prishtinë.

Lajmin e bëri të ditur zyra e shtypit e policisë së Kosovës, e cila sqaron se “vetëm gjatë 48 orëve të fundit janë zbatuar nëntë urdhëresat e gjykatës së Kosovës, duke vënë në arrest nëntë persona të dyshuar, për vepra penale të kryera në periudha të ndryshme.

Njëri prej të arrestuarëve, është Idriz. Z., i cili kërkohej për vrasje.

Gjatë këtyre arresteve dy prej personave të arrestuar akuzohen për veprat penale të vjedhjes dhe rrezikshmërisë publike, ndërsa gjashtë të tjerët për mashtrim dhe shpërdorim të detyrës zyrtare si dhe rrezikim të trafikut publik.

Drejtoria Rajonale e Prishtinës gjatë vitit 2009 ka vënë në zbatim 10990 urdhëresa nga të gjitha nivelet e Gjykatave, ndërsa në gjashtëmujorin e parë të vitit 2010 janë zbatuar 9637 urdhëresa.

mit/NOA

KOMENTE