English

Ps: Koalicioni Qeverisës I Krijuar Mbi Interesa Korruptive

TIRANË, 28 Korrik/ATSH/.- Partia Socialiste (PS) deklaroi sot se "rasti korruptiv i ministrit të Ekonomisë dhe Energjitikës, Dritan Prifti vërteton katërcipërisht që ky koalicion është krijuar vetëm mbi interesa korruptive". Sekretarja për Marrëdhëniet me Jashtë në PS-së, Arta Dade tha sot për mediat se "Sali Berisha është përgjegjësi kryesor i instalimit dhe i thellimit të korrupsionit në qeverinë e tij dhe është i detyruar t'i japë përgjigje opozitës dhe shqiptarëve për fitimin korruptiv prej 1.8 milionë eurosh brenda një viti të krizës ekonomike të ministrit të tij dhe të skemës nepotike të ngritur mbi kapacitetet korruptive që rrënojnë çdo ditë ekonominë, jetën sociale dhe politike të vendit". Dade kërkoi nga prokuroria që të veprojë në zbatim të ligjit dhe të bëjë drejtësi për këto afera korruptive./a.s//n.m/
KOMENTE