Shba - Kongresi Miraton Një Ligj Që Mbron Gazetarët Jashtë Vendit
UASHINGTON, 28 korrik /ATSH-AFP/ - Dhoma e Përfaqësuesve amerikanë votoi dje në favor të një ligji që synon të mbrojë më mirë gazetarët, shkrimtarët dhe botuesit amerikanë nga ndjekjet penale të vendeve të tjera ku ligjet për keqinformim mund t'i çojnë në dënime.
Pasi është miratuar edhe nga Senati më 19 korrik, dokumenti tani do të dërgohet në Shtëpinë e Bardhë për t'u dekretuar.
Përkrahësit e ligjit bëjnë të ditur se disa vende si Anglia, Brazili, Australia, Indonezia ose Singapori kanë marrë ankesa për "turistë të keqinformimit" sepse sistemi i tyre gjyqësor mundëson dënime të padrejta të gazetarëve ose autorëve amerikanë. Kjo, theksojnë ata, kufizon lirinë e të shprehurit të garantuara nga amendamenti i parë i Kushtetutës amerikane.
Dokumenti do të pengojë gjykatat federale amerikane të njohin apo zbatojnë një dënim të dhënë nga një gjykatë e huaj për keqinformim.
Ai do të mbrojë pasuritë e personave të vënë në dyshim, duke mos lejuar që ata të paguajnë dëmshpërblime.
/I.Pu.