Shënim - Beogradi I Propozon Okb-Së Një Projektrezolutë Pa Përmendur Statusin E Pavarësisë Së Kosovës
BEOGRAD, 28 korrik /ATSH-AFP/ - Serbia depozitoi sot një projektrezolutë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së duke propozuar hapjen e negociatave të reja mbi çështjet e hapura mes Beogradit dhe Prishtinës pa përmendur statusin e Kosovës.
Projektrezoluta u kërkon të gjitha palëve të gjejnë një zgjidhje të përbashkët të pranueshme për të gjitha çështjet e hapura me anë dialogut në interes të paqes, sigurisë dhe bashkëpunimit në rajon.
Teksti i kësaj projektrezolute nuk përmend statusin e Kosovës, përkatësisht shpalljen e njëanshme të pavarësisë nga Serbia në shkurt 2008.
Bëhet fjalë për një evolucion të konsiderueshëm të Beogradit që ka insistuar deri tani për të përmendur statusin e Kosovës në negociatat e reja mes Beogradit dhe Prishtinës.
Për autoritetet kosovare, negociatat e reja mbi pavarësinë ishin jashtë kësaj çështjeje.
Vendet kryesore evropiane dhe SHBA-ja ishin ftuar këto javët e fundit për një rifillim të diskutimeve mes Beogradit dhe Prishtinës për të gjitha çështjet e lëna pezull, pa përmendur çështjen e pavarësisë.
Pavarësia e Kosovës është njohur deri tani nga 69 vende duke përfshirë SHBA-në dhe 22 nga 27 shtete të Bashkimit Evropian.
Beogradi ka përsëritur që nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës./
/ec/ a.jor.