English

Shkodër: Arrestohet 46 Vjeçari, Dyshohet Për Prodhim Të Mallrave False

SHKODËR, 28 Korrik/ATSH-G. Marku/ - Policia e Shkodrës arrestoi të mërkurën një person të dyshuar për prodhim mallrash të paligjshme dhe etiketim të falsifikuar të tyre, bëri të ditur policia lokale. Sipas policisë, Xhavit Kasemi, 46 vjeç, nga Shkodra, dyshohet se ka prodhuar artikuj industrialë dhe ushqimorë të paligjshëm, si dhe i ka ambalazhuar me etiketa false. Pas kontrollit në banesën dhe punishten e Kasemit, njoftoi policia, u gjetën 239.700 copë etiketa të pijeve alkolike dhe joalkolike, 33.000 tapa ambalazhi plastike të pijeve të ndryshme alkolike, 30.000 tapa ambalazhi metalik të pijeve të ndryshme alkolike, 7000 etiketa pije alkolike vere me mbishkrim VARNAC-2004 prodhim i Malit të Zi, 750 amballazhe kartoni të pijeve alkolike vere dhe 144 shishe të mbushura me lëng të etiketuar Vinsko SIRCE e dyshuar si Acid Citrik. Policia bllokoi punishten e pijeve në pronësi e të arrestuarit, thanë të njëjtat burime./ch/
KOMENTE