English

Shkodër, asgjësohen 146 bimë Cannabis Sattiva, në pranga kultivuesi 27 vjeçar

Shkodër, 28 korrik, NOA – Policia e Shkodrës ka sekuestruar sot 146 bimë të dyshuara si narkotike Cannabis Sattiva, të kultivuara në fshatin Vig.

Policia e Shkodrës raportoi se sot rreth mesditës si rezultat i një operacioni të mirëorganizuar nga oficerët kundër drogës se bashkë me sekuestrimin e bimëve ka vënë në pranga edhe 27 vjeçarin Vitor Ndoj, për kultivimin e bimëve narkotike.

Arrestimi i Vitor Ndoj u bë, pasi në bazë të informacioneve të vjela në rrugë operative dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në fshatin Vig, të Komunës Vig Mnelë të Shkodrës, u zbulua një parcelë toke ku ishin mbjellë gjithsej 146 rrënjë bimë, të ngjashme me bimën narkotike Cannabis Sattiva.

Bimët e zbuluara u asgjësuan menjëherë me djegie në prani të policisë.

Gjatë kontrollit në banesën e Vitor Ndoj, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës dy armë zjarri, njëra prej të cilave automatik model 56, me një fishek në fole si dhe një armë zjarri pistoletë tip Zastava.

27 vjeçari Vitor Ndoj akuzohet dhe po hetohet tashmë për dy vepra penale atë të kultivimit të lëndëve narkotike dhe atë të prodhimit dhe armëmbajtjes pa leje.

mit/NOA
KOMENTE