Shkoder: Permiresohet Moti, Rikthehen Rrezet Diellore
SHKODËR, 28 Korrik/ATSH-G. Marku/- Dita e mërkurë ka ardhur me një përmirësim të dukshëm të kushteve të motit në qytetin verior te Shkodres. Në ndryshim nga dy ditët e para të javës, kur moti pas një periudhe prej më shumë se një muaji pësoi çrregullime, duke u shoqëruar edhe me reshje shiu dhe ulje temperaturash, sot ai ka një përmirësim të ndjeshëm.
Që nga mesdita e djeshme ne Shkoder nuk ka patur reshje shiu, ndërkohë që edhe koha është hapur tërësisht duke rikthyer rrezet diellore. Megjithatë, temperaturat nuk kanë shënuar ngritje të ndjeshme, pasi në qytet mbizotëron nje mot i fresket.
Por, në ndryshim nga ata që jetojnë në qytet, pushuesit në plazhin e Velipojës, aty ku popullsia në këtë periudhë pesëfishohet, duke shkuar deri në 100 mijë banorë, janë në pritje të stabilizimit të kushteve të motit dhe të rritjes së temperaturave, per te shijuar sa me mire ditet e pushimit. /a.ke/