Shtimi I Prodhimit Të Birrës Në Vend Ul Importin E Saj
TIRANE 28 Korrik/ATSH-A.Gjonaj/- Shtimi i prodhimit vendas të birrës ka ndikuar direkt në uljen e volumit të birrës së zhdoganuar.
Sipas statistikave të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në 6 muajt e parë të vitit janë zhdoganuar 15, 2 milionë litra nga 15, 6 milionë litra të zhdoganuara në të njëjtën periudhë të vitit 2009, me një rënie prej 373 mijë litra si efekt i shtimit të prodhimit vendas.
Në fakt referuar të dhënave zyrtare importi i birrës në 5 vitet e fundit ka njohur rritje nga viti në vit. Gjatë vitit 2009 janë importuar 36.6 milionë litra birrë, ose tre milione me shume se viti 2008, me vlerë 2.397 milionë lekë.
Gjatë gjithë vitit, muajt korrik dhe gusht që ngulmojnë me sezonin e verës janë periudha kur importi i birrës pëson rritje deri me 150 %. Ne gushtin e vitit të kaluar ishin importuar rreth 6 milionë litra birre, pa harruar edhe prodhimin vendas.
Importet e birrës në 5 vitet e fundit në mijë litra:
2005- 19,992
2006 - 22,644
2007 - 29,969
2008 - 33,182
2009 - 36,601./n.m/