English

Spahiu: Inkurajojmë Gjyqtarët Me Integritet

TIRANË, 27 Korrik/ATSH/ - Zv/Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, (KLD) Kreshnik Spahiu inkurajoi sot zgjedhjen e gjyqtarëve me integritet në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Numri 2 i KLD-së, Kreshnik Spahiu, së bashku me Kryetaren e Gjykatës së Lartë, Shpresa Becaj zhvilluan sot një takim me krerë të Gjykatave, ku diskutuan për mbarëvajtjen e sistemit gjyqësori si dhe për Konferencën Gjyqësore që pritet të zgjedhë së shpejti 5 anëtarët e rinj të KLD, të cilët do të zëvendësojnë anëtarët që i'u ka mbaruar mandati. Sipas burimeve zyrtare nga KLD-ja, në fjalën e tij, Spahiu inkurajoi pjesëmarrjen e gjyqtarëve me integritet në KLD. Duke shprehur rëndësinë e zgjedhjeve të reja që pritet të mbahen së shpejti, Spahiu tha se ato do të ridimensionojnë KLD-në. Duke folur për këtë proces, Spahiu e vuri theksin dhe "në shmangien e konfliktit të interesave". Ndërsa, kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Becaj konfirmoi angazhimin për përgatitjen e Konferencës Gjyqësore. "Po punohet për miratimin e rregullave të reja për Konferencën Gjyqësore," tha Becaj në takimin me drejtuesit e Gjykatave. /a.m/ch/
KOMENTE