English

Sport-Merkato/ Pas Kristi Vangjelit Klubi I Aris Largon Edhe Shqiptarin Stiv Frashëri

TIRANË, 28 Korrik/ ATSH - Gjergji Mima/. - Pas mbrojtësit Kristi Vangjeli, një tjetër lojtar shqiptar nuk është më në planet e Arisit të Selanikut për sezonin e ri me të "verdhët" e Greqisë. Portieri 20-vjeçar, Stiv Frashëri ( i rritur te Skënderbeu), zgjidhi kontratën me Arisin. Lajmi u dha përmes një komunikate të klubit grek, që thekson se "Frashëri, i cili është në ekip nga sezoni 2008-2009, nuk ka qenë i aftë të tregojë se vlen për klubin". Me një gjuhë diplomatike, drejtuesit e Arisit e falënderojnë për atë që ka bërë për ekipin deri tani dhe i urojnë lojtarit suksese në karrierën e tij. Gjithsesi, faqja greke Contra.gr, thekson se pavarësisht se portieri i ri i kishte bërë një përshtypje të mirë trajnerit argjentinas të Arisit, Hektor Kuper, ai nuk do te jetë pjesë e grupit të skuadrës selanikase. Frashëri është lojtari i kombëtares U-21 të Shqipërisë, të drejtuar nga trajneri Artan Bushati. /a.ke/
KOMENTE