Romë, 28 korrik, NOA - Muzika në sfond nuk duket se na ndihmon ndërsa jemi duke punuar, pasi na bën të humbasin përqendrimin, duke zvogëluar punën njohëse.
Një fakt i tillë tregohet nga një studim i realizuar nga psikologët Nick dhe Joanne Perham, të universitetit Cardiff në Vales, botuar në revistën “Psikologjia”.
Ekspertët e tij sugjerojnë që ndërsa punojmë, më mirë të qëndrojmë në heshtje, pa dëgjuar asgjë, pasi na largohet përqendrimi.
Deri dtani, disa studime kanë treguar se muzika klasike është e mirë për trurin dhe thuhej se të dëgjuarit muzikë, rrit kujtesën e të moshuarve.
Pastaj është i famshëm studimi që tregon "efektin Mozart", pra atë që muzika na bën më shumë inteligjentë.
Madje janë përmendur edhe shumë efekte terapeutike të njohura të muzikës, si ai kur shumë njerëz e dëgjojnë, ndërsa ata punojnë tregojnë rezultate të larta.
E megjithatë, hulumtimi i ri nuk duket shumë dakord me këtë ide.
Në fakt, studiuesit kanë testuar kujtesën e një grupi vullnetarësh dhe u kanë kërkuar atyre të përpiqen të punojnë me këngë në sfond që nuk përputhen me shijet e tyre.
Kjo tregoi se dëgjimi i muzikës ul rezultatet në punë, por ende studiuesit kanë ndërmend të ecin para me hulumtimet e tyre në këtë fushë.
n.e/NOA