English

Thaçi: E Drejta E Kosovës Do Të Mbështetet Fuqishëm Dhe Në Okb

PRISHTINË, 28 Korrik /ATSH-B. Jashari/ - E drejta e Kosovës do të mbështetet fuqishëm edhe në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombëve të Baskuara, si në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, tha të mërkurën kryeministri Hashim Thaçi, në mbledhjen e qeverisë. Kryeministri Thaçi deklaroi se Kosova do të jetë e përgatitur shkelqyeshëm edhe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. "Ne do të punojmë me gjithë ekipet tona të ekspertëve, për të ndodhur mrekullia që ndodhi në opinionin e Gjykatë Ndërkombëtare të Drejtësis" tha zoti Thaçi. Mësohet se sot Serbia dorëzoi një projektrezolutë për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. "Do të jemi të përgatitur shkëlqyeshëm edhe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, nëse do të ngrihet çështja,", u shpreh kryeministri Thaçi. "Këto procese janë të pakthyeshme," theksoi ai./ch/
KOMENTE