English

Tre objektivat e Milanit

Milano, 28 Korrik NOA - Alarmi i parë i marrë nga skuadra e Milanit ishte humbja që pësoi me Varesen në miqësoren e parë të këtij sezoni, ku si rrjedhojë drejtuesit e klubit janë hedhur menjëherë në merkato për të siguruar shërbimet e lojtarëve të rinj.

Janë tre, objektivat kryesore të kuq e zinjve, të cilat mbajnë emrat e Lazzari, Ben Arfa dhe Mahamadou Diarra. Për sa i përket Lazzarit, ai pëlqehet shumë nga tekniku Allegri dhe për ardhjen e tij në Milano, drejtuesit kuq e zinj i janë futur punës.

Për sa i përket talentit të Marsejës, për 23-vjeçarin duhet të bëhet një investim i rëndësishëm pasi vlera e tij rrotullohet rreth shifrës së 15 milionë eurove.

Mahamadou Diarra, është një lojtar i cili në listën e Murinjos bën pjesë tek ata të cilët do të largohen dhe për këtë arsye Milani është hedhur në sulm për të siguruar shërbimet e tij para se ndonjë skuadër tjetër ta marrë atë.

r.b/NOA

KOMENTE