English

Vezhgim/ Kukes: Biznesi Privat Kerkon Ndihmen E Dhomes Se Tregtise Vetem Kur Ka Nevoje

KUKES, 28 korrik/ATSH-R.Hoxha/. - Ngritja e Dhomës Rajonale të Tregtisë edhe pse me funksionim formal, ka arritur të ndihmojë biznesin e madh të zonë verilindore. Këtë e pranon kryetari i dhomës së tregtisë në qarkun e Kukësit, Beqir Basha. "Ka një interes për t'u anëtarësuar në dhomën e tregtisë nga biznësmenët, por kryesisht, kur ata kanë nevojë për të përfituar viza në vendet e BE-së". Dhoma e Tregtisë e Kukësit ka mbi 60 anëtarë, prej të cilëve 37 janë biznesmenë të medhënj, ndërsa pjesa tjetër e biznesit të vogël. "Anëtarësinë e kemi kryesisht prej biznesmenëve që kanë lidhje tregtare me biznesmenë të vendeve të BE-së, pasi pjesa tjetër nuk pranon të anëtarësohet, vecanërisht biznesi i vogël, që anëtarësimin e ka fakultativ", thotë Basha. Nga mbi 780 biznese të vogla të qarkut të Kukësit, janë të regjistruar në Dhomën e Tregtisë vetëm 23 prej tyre. "Edhe ato janë regjistruar kur kanë patur nevojen e dhomës për t'u mundësuar nxjerrjen e vizës për një vizitë në vendet e BE-së", thotë Basha./a.ke/
KOMENTE