Afganixtan, 29 Korrik NOA - Vazhdojnë viktimat në Afganistan. Së paku 25 persona, midis të cilëve gra dhe fëmijë, kanë mbetur të vdekur në provincën jugperëndimore të Nimroz, pasi autobusi me të cilin po udhëtonin u hodh në erë nga një minë.
Shpërthimi, sipas guvernatorit të provincës Dastgir Azad, ka ndodhur rreth orës 6 me atë lokale në rrugën kryesore që lidh Zaranj me Kabulin. Shpërthimi ka lënë të plagosur edhe 27 persona të tjerë.
“Një bombë e vendosur në rrugë ka shpërthyer gjatë kalimit të një autobusi këtë mëngjes. Njëzet civilë mbetën të vdekur dhe 27 të tjerë u plagosën”, - tha guvernatori i provincës, Ghulam Dastgir Azad, i cili ka akuzuar talebanët rebelë.
“Bomba ishte vendosur nga armiq që donin të sulmonin trupa ndërkombëtare që do të kalonin në atë zonë”, - tha guvernatori, duke shtuar se forcat ndërkombëtare kanë ndihmuar autoritetet të evakuojnë të plagosurit.
r.b/NOA