English

Afganistan - Karzai: Zbulimi I Informacioneve Sekrete Vë Në Rrezik Jetën E Agjentëve Afganë

KABUL, 29 korrik /ATSH-AFP/ - Presidenti afgan, Hamid Karzai e gjykoi si të papërgjegjshëm dhe tronditës zbulimin e emrave dhe informacioneve që mund të vënë në rrezik jetën e agjentëve afganë, në dokumentet ushtarake sekrete të publikuara nga faqja e internetit ''WikiLeaks''. "Është një veprim shumë i papërgjeshëm dhe tronditës'', deklaroi Karzai, i pyetur mbi këtë çështje gjatë një konference shtypi në Kabul. "Kjo ka të bëjë me jetë dhe këto jetë janë në rrezik'', shtoi ai. Pentagoni kritikoi hapur publikimin e këtyre arkivave sekretë mbi luftën në Afganistan duke konfirmuar se kjo vinte në rrezik jetën e informatorëve afganë dhe punën e shërbimeve sekrete./ /ec/ a.jor.
KOMENTE