Islamabad, 29 korrik, NOA – Asnjë nga 152 personat e ekuipazhit të aeroplanit të linjës “Air Blue”, i cili u rrëzua dje në në afërsi të kryeqytetit pakistanez, Islamabad, nuk ka mundur t’i shpëtojë vdekjes.
Një ditë pasi aeroplani “Airbus” u rrëzua, tani nuk ka më asnjë dyshim të mbetur se dikush mund të kishte mbijetuar nga tragjedia ajrore.
Lajmi konfirmohet nga mediat vendase, sipas të cilave, në bordin e këtij avioni gjendeshin 152 persona, 146 prej të cilëve pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit, që të gjithë të vdekur.
Thuhet se ky avion mund të jetë rrëzuar për shkak të motit të keq, ndërsa ai ishte nisur nga Karaçi drejt Islamabadit, pasi kryeqyteti pakistanez është përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe kushtet meteorologjike, paraqiteshin mjaft të vështira.
Avioni, që i përkiste kompanisë Air Blue, u rrëzuar në kodrat pranë kryeqytetit., vetëm disa minuta para se të zbriste.
Ndërsa thuhet se në kohën e aksidentit ka pasur stuhi dhe shira dhe avioni kishte humbur komunikimin me kullën e kontrollit, e për shkak të motit shumë fluturime ishin anuluar.
Shërbimet e emergjencës të vendit përfshirë edhe forcat e armatosura hynë në veprim menjëherë pasi aeroplani u përplas në kodrat Marghalla.
n.e/NOA