Aksidenti-Dhemblan/ Transportohen Ne Spitalin Ushtarak Nje Femije E Nje Grua Te Demtuar Rende
TEPELENE, 29 Korrik/ATSH-T. Skuqi/. - Dy nga gjashte te plagosurit e aksidentit që ndodhi sot rreth ores 14.30 ne afersi te fshatit Dhemblan, rreth 40 km larg Tepelenes, jane transportuar urgjentisht me helikopterin e Ministrise se Shendetesise per ne Spitalin Ushtarak te Tiranes.
Arben Kuro, nendrejtor i spitalit rajonal te Gjirokastres, tha per ATSH-ne se, "dy te plagosurit qe u transportuan drejt Tiranes, nje femije 18 muajsh dhe nje grua 33 vjeçare, kishin marre fraktura te renda ne koke".
Sipas tij, "kater te aksidentuarit e tjere, qe jane femije, jane jashte rrezikut per jeten, por do te qendrojne nen vezhgimin e mjekeve per shkak te frakturave qe kane pesuar ne trup".
Nderkohe, burime zyrtare nga Drejtoria e Policise se Gjirokastres konfirmojne se aksidenti u shkaktua nga nje gabim njerezor. Ekspertet po punojne per zbardhjen e plote te kesaj ngjarjeje.
Pasditen e sotme, automjeti tip furgon Benz me targa TR 5830 C, me drejtues Zigur Tafilaj po udhetonte drejt fshatit Dhemblan bashke me shtate pasagjere, por fatkeqesisht ai humbi kontrollin dhe u permbys 50 metra poshte rruges. Si pasojë, gjeti vdekjen Tafilaj dhe një grua. /a.ke/