Tepelenë, 29 Korrik, NOA Update - Në komisariatin e policisë tw Tepelenws sot ka ardhur një telefonatë nga një bari i zonës, se në aksin rrugor rural Tepelenë-Lopës, në afërsi të fshatit Dhëmblan një automjet veturë ka dalë nga rruga dhe disa persona janë të dëmtuar rëndë, ku mendohet se ka dhe viktima.
Menjëherë në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur forcat e policisë së Tepelenës, ku ka rezultuar se automjeti tip Benz 240, me tragë TR 58 30 C, që drejtohej nga Zigur Tafilaj, 33 vjeç, nga fshati Dhëmblan i Tepelenë, ku udhëtonin 7 pasagjerë, ka dalë nga rruga duke u batuar në faqen e malit disa herë, rreth 150 metra dhe ka mbetur në një lëndinë.
Si pasojë e kësaj dalje nga rruga dhe batimit në faqen e malit, ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i automjetit Zigur Tafilaj, si dhe Shaze Haderaj, 31-vjeç nga fshati Dhëmblan, e cila ishte pasagjere.
Gjithashtu kanë mbetur të plagosur 6 persona të tjerë që udhëtonin me këtë automjet dhe konkretisht Yllka Tafilaj, 30 vjeç, bashkëshortja e drejtuesit të mjetit; Ronaldo Tafilaj, 1 vjeç e gjysëm, djali i drejtuesit të automjetit; Aurela Lila, 27 vjeç nga Dhëmblani i Tepelenës; Franko Lila, 6 vjeç, djali i Aurela Lilës; Neri Lila, 2 vjeç, djali i Aurela Lilës dhe Resilda Bilaj, 15 vjeç nga Fieri.
Menjëherë të plagosurit janë transportuar për në spitalin e Tepelenës nga ana e auto-ambulancës dhe makinave të policisë.
Por për shkak se gjendja e tyre ishte e rëndë të plagosurit janë transportuar për në spitalin e Gjirokastrës, për ndërhyrje më të specializuar, ku pas marrjes së ndihmës së parë mjekwsore rezultoi se 4 nga të plagosurit ishin jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa dy të plagosurit e tjerë dhe konkretisht Yllka Tafilaj, 30-vjeç dhe Neri Lila, 2-vjeç janë transportuar menjëherë me helikopter për në Tiranë, rreth orës 17.30, pasi gjendja e tyre ishte e rëndë.
Grupi hetimor në përfundim të veprimeve të para hetimore ka konstatuar se shkaku i daljes nga rruga ishte “Humbja e kontrollit gjatë drejtimit të automjetit” dhe po vazhdon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ndwrsa materialet i kaluan prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.
n.e/NOA