Moskë, 29 korrik, NOA – Anëtarësimi i Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë, duket se është një gjë tejet e vështirë pasi pengesës së krijimit të një bashkimi doganor, i është shtuar edhe vetoja e Gjeorgjisë.
Këto janë dy problemet me të cilat Rusia përballet që nga viti 1993 dhe për të cilat, ajo nuk mund të jetë ende dot një anëtare me të drejta të plota në këtë organizëm i cili mbikëqyr rregullat e tregtisë ndërkombëtare.
Në fillim të korrikut, Rusia, Bjellorusia dhe Kazakistani nënshkruan një marrëveshje për formimin e një sistemi të përbashkët doganash për këto tre vende, ku synimi kryesor ishte të krijohej në të ardhmen një zone e tregtisë së lirë për rreth 170 milionë vetë.
E pikërisht, pjesëmarrja e Rusisë në marrëveshjet të tilla të bashkimit të doganave, mund të dëmtojë shanset e saj për anëtarësim në Organizatën Botërore të Tregtisë.
Ndërsa sa i përket Gjeorgjisë, në bazë të rregullores së OBT-së, çdo anëtar i organizatës mund të bllokojë anëtarësimin e një vendi të ri, duke i vënë veton, pasi OBT-ja operon në bazë të konsensusit.
Gjeorgjia ka pohuar se do ta bëjnë një gjë të tillë pasi është revoltuar nga embargoja ekonomike që i ka vënë Rusia.
Po ashtu, autoritetet gjeorgjiane e kundërshtojnë me forcë mbështetjen që u jep Rusia dy rajoneve separatiste, Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut.
Dhe ky mund të përbëjë në këtë mënyrë, një burim të ri konfliktual ndërmjet Moskës dhe Tbilisit.
n.e/NOA