English

Asfaltohen 16 Km E Parë Të Rrugës Turistike Bajram Curri-Valbonë

-Ministri Olldashi inspekton punimet në akset Bajram Curri - Valbonë dhe Kukës-Krumë- TIRANE 29 Korrik/ATSH-A.Gjonaj/- Ka përfunduar asfaltimi i 16 km të parë i rrugës turistike Bajram Curri-Margegaj - Dragobi, pjesë e rrugës turistike Bajram Curri- Valbonë, me nje gjatësi totale 27 km. Në pjesen e mbetur, Dragobi - Valbonë prej 11 km kanë mbaruar punimet e trasesë së rrugës, veprat e artit dhe pritet të filloj asfaltimi. Ministri i Punëve Publike dhe Transportit Sokol Olldashi deklaroi të enjten gjatë inspektimit të punimeve në këtë aks se kjo rrugë ka një rëndësi të madhe për zhvillimin e turizmit malor në zonën e Veriut. Ndërkohë ministri Olldashi inspektoi punimet edhe në segmentin Kukës - Krumë, pjesë e unazës Lindore të vendit. Sipas burimeve zyrtare të MPPT-së, në 6 km e parë të rrugës Kukës -Krumë kanë përfunduar punimet e trasesë dhe të gjithë veprat e artit, rruga është gati për shtresat e asfaltimit. Ky aks, sipas burimeve të MPPT-së, ka një rëndësi sidomos gjatë periudhës së dimrit, pasi përdoret si segment alternative në rastin kur aksi Qafë Mali - Fierzë bllokohet nga dëbora dhe ngrica. Gjatë inspektimit, ministri Olldashi theksoi se ritmet e punimeve janë shumë të mira në të dy këto segmente të rë rëndësishmë për vëndin. "Ritmet e punimeve janë shumë të mira si në rrugën Kukës -Krumë që është pjesë e unazës Lindore të vëndit, po ashtu dhe në një rrugë tjetër të rëndësishme sic është ajo e Valbonës", tha Olldashi, duke shtuar se "rruga e Valbonës është kryesisht me destinacion turistik dhe është pjesë e programit që kjo qeveri ka në krijimin e infrastrukturës në të gjithë zonat që janë atraksion turistik, jo vëtëm detar por edhe malor". Pothuajse, vijoi Olldashi, kemi mbyllur të gjitha rrugët që cojnë në bregdet dhe po jemi drejtuar rrugëve që kanë destinacion turizmin malor. Drejtuesi i kompanisë "GECI" shpk, Ram Geci, që kryen punimet në rrugën e Valbonës u shpreh se "po punojmë më ritme të larta dhe me kapacitete të plota dhe punimet kanë ecur shumë mirë pavarësisht vështirësisve të rreshjeve të shumta gjatë dimrit". Rruga Bajra Curri-Valbonë është e ndërtuar sipas të gjitha standarteve, me një gjatësi 6 m, me 2 kalime. Ky është një investim i buxhetit të shtetit me një vlerë prej 1 miliard lekë./ch/
KOMENTE