Axhenda Ndërkombëtare 29 Korrik 2010
-------------------------------------------------------------------
NGJARJE KRYESORE
-------------------------------
NJU ORLINS - Ndjekje e luftës kundër njollës së naftës në Gjirin e Meksikës ndërkohë që inxhinierët po përgatitin një manovër tjetër për të bllokuar puset e naftës.
TË TJERA
--------------
DAMASK - Presidenti Bachar al-Assad takohet me mbretin Abdallah të Arabisë Saudite, i cili po zhvillon një vizitë në Siri në kuadër të një turneu rajonal që parashikon qetësimin e tensioneve veçanërisht në Liban.
KAJRO - Presidenti palestinez, Mahmud Abbas takon anëtarët e komitetit të Lidhjes Arabe që duhet të debatojë për një rifillim të negociatave të drejtpërdrejta mes palestinezëve dhe Izraelit.
UASHINGTON - Presidenti amerikan, Barack Obama merr pjesë në një talk show shumë popullor ku shfaqet rregullisht, Barbara Walters, një ikonë e gazetarisë amerikane dhe aktorja, Whoopy Goldberg.
ISLAMABAD - Ndjekje e situatës pas rrëzimit të avionit ''Airbus 321'' i kompanisë private pakistaneze ''Airblue'' ku si pasojë humbën jetën 152 personat që ndosheshin në bord.
ROMË - Votimi përfundimtar nga Asambleja për planin e masave shtrënguese të qeverisë Berlusconi.
BISHKEK - Manifestime në Bishkek dhe Och kundër vendosjes së një misioni policor nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ngarkuar për të ndihmuar në uljen e tensioneve ndëretnike dhe riforcimin e kapaciteteve të njësive lokale.
VJENË - Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) paraqet raportin e parë nga përfaqësuesja për lirinë e mediave, Dunja Mijatovic.
MOGADISHIO - Ndjekje e situatës në Mogadishio ku luftimet mes rebelëve islamikë dhe forcave qeveritare mbështetur nga ushtarët e Bashkimit afrikan kanë shkaktuar të paktën 17 të vdekur.
MEKSIKO - Vizitë e shefit të diplomacisë kineze, Yang Jiechi, i cili do të takohet me presidentin meksikan, Felipe Calderon./
/ec/ a.jor.