English

Bosnje - Hetimi Për Ish-Presidentin Ganiç Vazhdon

SARAJEVË, 29 korrik /ATSH-AFP/ - Hetimi i filluar në Bosnje për ish-presidentin boshnjak Ejup Ganiç për rolin e tij në fillim të luftës së viteve 1992-1995 vazhdon, njoftoi sot AFP-në një zëdhënës i Prokurorisë, Boris Grubesiç. "Hetimi për Ganiç dhe të dyshuar të tjerë në çështjen e rrugës Dobrovoljacka vazhdon", deklaroi zëdhënësi. Ejup Ganiç është kthyer në Sarajevë të mërkurën, pas rrëzimit nga drejtësia britanike të një kërkese për ekstradim të bërë nga Serbia lidhur me të për krime lufte në kuadrin e çështjes në rrugën "Dobrovoljacka". Ejup Ganiç, ish-anëtar mysliman i presidencës boshnjake gjatë luftës dhe ish-president i federatës së Bosnje-Hercegovinës, është arrestuar më 1 mars në aeroportin "Heathrow" të Londrës në bazë të një mandatarresti të lëshuar nga Serbia. Në mes të marsit, ai është liruar nën kontroll të rreptë gjyqësor. Serbia e akuzon Ejup Ganiç se ka marrë pjesë në vitin 1992 në organizimin e sulmeve në një mensë oficerësh të ushtrisë jugosllave, më tej në disa ambulanca të dërguara në vend dhe në një autokolonë ushtarake në Sarajevë , që ka shkaktuar 18 të vdekur. Ganiç e mohon çdo përfshirje. Gjykatësi Timothy Workman i gjykatës Westminster, në Londër, i cili shpjegoi vendimin, kritikoi të martën një "procedurë të filluar dhe të përdorur për qëllime politike gjë që përbën një shpërdorim procedure". Megjithatë, Bosnja ka filluar hetimin e saj në vitin 2006 lidhur me Ganiçin dhe me të dyshuar të tjerë dhe hetimi vazshdon, shpjeguan burime gjyqësore boshnjake. /I.Pu.
KOMENTE