Moldavi, 30 Korrik 2010 NOA - E pagëzoi, por nuk e kuptoi se realisht ishte duke e vrarë. Gjithçka ka ndodhur në Rascani në Moldavi, ku një fëmijë prej 6 javësh u mbyt, 20 minuta pasi prifti, Ati Shën Valentin, arriti të përfundonte pagëzimin "e shenjtë".
“Dëgjuam të qara nën ujë, por menduam se prifti e dinte se çfarë po bënte”, - tha njerka e frikësuar e foshnjës, Aliona Vacarciuc.
Dëshmitarët, të cilët ishin aty, raportuan në polici se prifti nuk i mbuloi me duar, gojën dhe hundën e të voglit ndërsa zhytej në ujë, ashtu siç bëri me fëmijët e tjerë që u pagëzuan para te voglit qe pesoi fundin fatal.
Faktikisht njëzet minuta pas ritit, fëmija filloi te humbiste gjak pikërisht nga hunda dhe nga goja e tij. E panevojshme ishte dhe perpjekja e nxitimi i familjarëve për ta çuar foshnjën në spital.
“Sipas mjekëve fëmija u vra nga mbytja. Unë ende nuk mund të besoj se djali im ka vdekur. Të gjithë i kemi kërkuar shpjegime priftit të Shën Valentinit por, menjëherë pas ceremonisë ai na tha se ishte mjaft i zoti në këtë punë pasi, sic tha ai, nuk ishte hera e parë që bënte diçka të tillë”, - tha babai i dëshpëruar i vogëlushit.
Policia moldave ka hapur një hetim mbi këtë çështje. Në qoftë se prifti do të rezultojë fajtor ai do të dënohet të paktën me tre vjet burg me akuzën e vrasjes. Nga ana e tjeter, i akuzuari ka mohuar çdo përgjegjësi personale për këtë incident.
r.b/NOA