English

Ekon - Zona Euro: Besimi Ekonomik Në Nivelin Më Të Lartë Që Prej Dy Vjetësh

BRUKSEL, 29 korrik /ATSH-AFP/ - Treguesi i besimit nga kompanitë dhe konsumatorët e zonës euro është rritur në muajin korrik në nivelin më të lartë që prej 27 muajsh duke arritur në 101,3 pikë, thënë ndryshe 2,3 pikë më shumë se muajt e mëparshëm, sipas të dhënave të publikuara nga Komisoni Evropian. Për 27 vendet e Bashkimit Evropian, treguesi ekonomik është përmirësuar nga 1,9 pikë në 102,2 pikë. ''Rritja e shënuar nga treguesi i besimit në Gjermani (plus katër pikë) ka ndikuar ndjeshëm në rezultatet evropiane'', theksoi komisioni në një komunikatë. Franca afishoi performancën e dytë më të mirë me një tregues besimi në rritje me 2,6 pikë./ /ec/ a.jor.
KOMENTE