English

Entuziazmi i Kledi Kadiut për turneun: Do të vazhdoj në Tiranë në Teatrin e Operës

Itali, 29 Korrik NOA - Kledi Kadiu është në turne deri më 24 gusht me shfaqjen “Jo Vetëm Bolero”, me koreografi dhe regji të Mvula Sungani.

“Gjithçka po shkon më së miri dhe shitjet kanë qenë të shumta. Gjëja më e mirë është që të ndjesh kërkesën e publikut për një përsëritje. Do të vazhdoj këtë turne në Tiranë në Teatrin e Operës pas pikërisht 20 vitesh që kanë kaluar që kur kam kërcyer për herë të fundit në atë skenë dhe më pas do të vazhdoj në të gjithë Italinë për 60 data deri më 31 janar të 2011”, - tha Kledi.

Ndërkohë, balerini shqiptar ka marrë përgëzime të shumta nga e gjithë Italia për meritat e tij. Në qershor ai u nderua me çmimin “Ariston Proballet 2010” për aftësinë, shkathtësinë dhe profesionalitetin që i kanë dhënë atij suksesin e këtij arti të mrekullueshëm.

Më pas ishte radha për çmimin “Acqui Dance Award 2010” dhe kjo në sajë të inteligjencës dhe vendosmërisë me të cilën i bëri të njohur botës, kërcimin akademik, një publiku të madh dhe të larmishme, si televizioni.

r.b/NOA

KOMENTE