English

Francë, gruaja që vrau dhe varrosi tetë foshnje

Francë, 30 Korrik NOA - Emri i gruas, e cila ka vrarë dhe më pas ka varrosur tetë foshnje të porsalindura është Dominique Cottrez. 45-vjeçarja punonte si ndihmës infermiere dhe jeton në një fshat të Francës veriore, Villers-au-Tertre, së bashku me bashkëshortin e saj, Pierre.

47-vjeçari ka një post pune në bashki dhe tani rrezikon të akuzohet për pjesëmarrje ne krim. Ai me sa duket ka ndihmuar gruan e tij në varrosje. Gruaja tashmë rrezikon një dënim për vrasje të shumëfishtë, për të cilat duhet të dënohet së paku me 15 vjet heqje lirie. Kjo ngjarje ka shokuar tërësisht qytetin, ku çifti jetonte një jetë të ndershme së bashku me një djalë dhe një nip të ri. “Dominique ishte një grua shumë e dashuruar dhe veçanërisht me fëmijët”, - tha një fqinj. Dikush tjetër shtoi: “Është kujdesur për të vëllain Oskar derisa ai u nda nga jeta”. Nga disa burime është bërë e ditur se gruaja kishte përdorur disa koktej vdekjeprurës, për të vrarë fëmijët. Qentë e policisë kanë vazhduar kërkimin e tyre për trupa të tjerë në kopshtit e vilës pranë Douai ku është bërë zbulimi i tmerrshëm i organeve të të vegjëlve.

r.b/NOA

KOMENTE