English

Gjykata E Apelit: "Arrest Shtepie" 40 Dite Per Italianin E Dyshuar Per Mashtrime

TIRANË, 29 Korrik/ATSH/ . - Shtetasi italian Italo Gigante, i dyshuar për mashtrime me fondet e Bashkimit Evropian, do të qëndrojë me masën e sigurisë së "Arrestit ne shtepi" për 40 ditë në Tiranë. Vendimi u morr sot nga Gjykata e Apelit e Tiranës, e cila ndryshoi në këtë mënyrë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, që dha masën e "Arrestit me burg" për 30 ditë ndaj tij. Gjatë seancës së zhvilluar sot në Gjykatën e Apelit, pala mbrojtëse kërkoi lirimin e italianit, duke pretenduar se për këtë çështje ai ishte gjykuar njëherë në Itali, përkundër kërkesës së prokurorisë për izolimin e tij në qeli për 40 ditë. Por Gjykata e Apelit vlerësoi si të drejtë masën e arrestit në shtepi për 40 ditë ndaj shtetasit italian. Shtetasi Italo Gigante, një biznesmen 57 vjeçar, rezulton në kërkim nga autoritet belge, pasi dyshohet se është përfshirë në një çështje korrupsioni dhe mashtrimi me fondet e Bashkimit Europian për ndërtimin e Godinës së Delegacionit Europian në Tiranë. Ai u arrestua disa dite me pare në Aeroportin Nderkombetar të Rinasit nga Zyra e Interpol Tiranës, për llogari të Belgjikës. Me vendimin e marrë sot, Gjykata e Apelit Tiranë i ka dhënë kohë palës belge që të sjellë dokumentacionin përkatës për italianin për të vendosur më tej për ekstradimin, ose jo të tij. /a.m//a.ke/
KOMENTE