English

Gotat që mund të hahen pas përdorimit

SHBA, 29 korrik, NOA- Nga Shtetet e Bashkuara vijnë gotat të cilat mund të hahen mbas përdorimit të tyre normal. Gotat me ngjyrë, të quajtura “Jelloware” janë të bëra nga xhelatina agar dhe kanë tre shije të ndryshme: limon-basilik, xhenxhefil - nenexhik, rozmarinë-panxhar. Agar është një ekstrakt i algave të detit, plotësisht biodegradable dhe i pasur me ushqime. Gotat janë bërë nga një firmë konsultuese për dizajn, në SHBA, e cila quhet “The way we see the world”.

r.b./NOA

KOMENTE