English

Indi-Britani - Cameron Përjashton Mundësinë E Kthimit Të Diamantit Koh-I-Noor

NJU DELHI, 29 korrik /ATSH-ANSA/ - Kryeministri britanik David Cameron, në ditën e dytë dhe të fundit të vizitës në Nju Delhi, është detyruar t'i japë një përgjigje negative hipotezës për kthimin e Koh-i-Noor, diamanti 105 karat që 160 vjet më parë posedohej nga kompania "Est India Company", e cila ia dhuroi mbretëreshës Viktoria. I gjetur rreth 800 vjet më parë në shtetin indian të Andhra Pradesh, Koh-i-Noor (Mali i dritës) konsiderohet diamanti më i madh në formën e tij origjinale dhe herën e fundit u shfaq për publikun në vitin 2002. /e.v/
KOMENTE