English

Indi - Cameron Mbron Komentet Kritike Ndaj Pakistanit

NJU DELHI, 29 korrik /ATSH-MIA/ - Kryeministri britanik David Cameron ka mbrojtur komentet e tij kritike bëri dje për Pakistanin, duke thënë se ato ishin të sinqerta dhe të qarta. Cameron tha se ai nuk i kishte dëmtuar marrëdhëniet e Britanisë me Pakistanin. Udhëtimi i tij në Indi është eklipsuar pjesërisht nga një polemikë diplomatike në lidhje me Pakistanin fqinj. Dje, Cameron e akuzoi Islamabadin se "po nxiste eksportimin e terrorizmit". Kjo deklaratë bëhet vetëm disa ditë pas bërjes publike të dokumenteve sekrete amerikane për luftën në Afganistan. Ato jepnin hollësi për lidhjet e dukshme mes shërbimeve sekrete pakistaneze dhe militantëve talebanë në Afganistan. Komentet kanë shkaktuar zemërimin e Pakistanit. Ambasadori pakistanez në Londër e akuzoi kryeministrin Cameron se po dëmton perspektivën e paqes në rajon. David Cameron tha se ishte e rëndësishme që të flitej sinqerisht për problemet ashtu siç ato shihen. "Kjo është ajo që njerëzit presin nga qeveria e tyre," deklaroi ai. Kryeministri britanik tha se do të vazhdojë të shpreh atë që mendon. "Politika e jashtme britanike - shtoi ai - duhet të jetë realiste, praktike dhe e vendosur". /e.v/
KOMENTE