Internet - "Youtube" Rrit Kohëzgjatjen E Videove, Nga 10 Në 15 Minuta
UASHINGTON, 29 korrik /ATSH-ANSA/ - "Youtube" ka vendosur t'i garantojë përdoruesve të saj të drejtën për të pasur çerek ore popullaritet, ashtu siç ishte thënë vite më parë nga Andy Warhol.
Faqja më e famshme e internetit për publikimin e videove amatore ka vendosur kështu ta rrisë limitin e kohëzgjatjes së klipeve që publikohen nga publiku nga 10 në 15 minuta.
Vendimi u mor pasi teknologjia ka bërë të mundur që sistemi të mbajë një sasi më të madhe videosh. Prej kohësh përdoruesit e kësaj faqeje kërkonin një rritje të tillë.
/e.v/