English

Ish - Të Përndjekurit Kundërshtojne Prishjen E Memorialit Të Krimit Komunist

TIRANË, 29 Korrik/ ATSH / - Shoqata e Ish të Përndjekurve Politikë kundërshtuan sot veprimin e Bashkisë së Tiranës, që dërgoi disa eskavatorë, të cilët tentuan të shkatërrojnë pllakatën e krimit komunist, të vendosur nga kjo shoqatë një muaj më parë në sheshin "Skënderbej", aty ku dikur qëndronte busti i diktatorit Enver Hoxha. Sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së ish të përndjekurve Politikë, Besim Ndregjoni tha se "për 45 vjet me radhë kemi qenë ne, shqiptarët të persekutuar nga komunizmi, që njohëm arrestimet, torturat, burgimet e ekzekutimet e pafund të xhelateve komuniste. Mbas një muaj që në këtë vend kemi vendosur pllakatën memoriale të bilancit të krimit komunist, babëzia e politikes e urrejtjtes kërkon të fshijë dhe këtë memorial". Të mbledhur në një tubim proteste, anëtarët e shoqatës përmes një deklarate proteste, u shprehën se "ne e vendosem në këtë vend Memorialin kushtuar mijëra shqiptarëve, që u masakruan nga diktatura komuniste, ashtu siç kanë bërë të gjitha vendet ish- komuniste". Ish - të përndjekurit politikë duke i bërë të ditur këtë fakt opinionit kombëtar dhe pushteteve në Shqipëri, u shprehën se nuk do të lejojnë askënd dhe asnjëherë që për interesa pasurimi, të fshijnë memorialin e krimit komunist shqiptar. "Nuk do të lejojmë që keta politikanë të dashuruar pas diktaturës të shkatërrojnë historinë e një kombi dhe të bëjnë deformimi të historisë kombëtare. I bëjmë me dije z. Edi Rama të tërheqë menjëherë ekskavatorët dhe të lëvrojë fondin për ndërtimin e këtij memoriali, pasi ndërtimi i tij është detyrim kombëtar për t'ju kërkuar ndjesë të gjithë familjeve shqiptare që u masakruan nga ajo diktaturë", shprehet mes të tjerave, deklarata e Shoqatës së ish të Përndjekurve Politikë./gj.m//n.m/
KOMENTE