English

Kosovë - Një Arrestim Lidhur Me Hetimet Në Ministrinë E Transportit Dhe Postë-Telekomunikacionit

PRISHTINË, 29 Korrik /ATSH-B.Jashari/ - Departamenti i Policisë Ekzekutive të EULEX-it ushtroi të enjten kontroll në banesën private dhe zyrën e një administratori të teknologjisë informative (IT) në Qeverinë e Kosovës në lidhje me hetimin e Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit. Bastisjet janë autorizuar nga gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata e Qarkut të Prishtinës. Në një njoftimin të EULEX-it bëhet e ditur se i pandehuri është arrestuar dhe akuzohet për pengim në mbledhje të provave. Ai aktualisht gjendet në paraburgim policor të autorizuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK)./ch/
KOMENTE