Laç, 29 korrik, NOA – Pesë punonjës të Zyrës së Punës në Laç, mes të cilëve edhe drejtori i saj, kanë rënë në prangat e policisë së Lezhës për falsifikim dokumentesh dhe të akteve civile, vjedhje dhe shpërdorim detyre.
Ka qenë aksioni i koduar policesk, “Asistenca”, përmes të cilit policia e Lezhës, bëri të mundur hetimin mbledhjen e dokumentacionit dhe arrestimin e pesë punonjësve të zyrës së punës në Laç.
Njëri prej të arrestuarëve është 30 vjeçari Gentian Rukaj, banues në Tiranë, Drejtor i Zyrës së Punes dhe Përkrahjes Sociale në Laç, ndaj të cilit rëndon akuza për falsifikimit dokumentesh dhe falsifikimit të akteve të gjendjes civile.
Katër të arrestuarit e tjerë të aksionit “Asistenca”, janë 30 vjeçari nga Fushë-Arrëzi, Bledar Cufaj, me detyrën e specialistit në Zyrën e Punës në Laç; 23 vjeçarja Mirjeta Frrokaj nga Tirana, specialiste këtë zyrë; 44 vjeçari Gjon Sevgjinaj specialist shërbimesh në PTT dhe 29 vjeçarja Klodiana Rasha, arshiviste në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Lezhë, e cila akuzohet për shpërdorim detyre.
Arrestimi i katër nëpunësve të shtetit u bë dje, ndërsa strukturat përkatëse të sektorit kundër krimit financiar po bëjnë dokumentimin e plotë të i çështjes si dhe zbardhja e veprimeve e veprimtarisë kriminale.
mit/NOA