English

Librazhd: Del Nga Shinat Nje Vagon I Trenit Te Linjes Pogradec-Tirane

LIBRAZHD, 29 Korrik/ATSH-Miranda Sadiku/. - Treni i dytë i linjës së udhëtarëve Pogradec - Tiranë ka dalë pasditen e sotme nga shinat, por fatmirësisht nuk ka shkaktuar dëme në njerëz. Shefi i shtabit të emergjencave pranë Prefekturës së Qarkut te Elbasani, Mustafa Arapi, pohon se "incidenti hekurudhor u regjistria në orët e pasdites në linjën hekurudhore midis qyteteve të Përrenjasit e Librazhdit, në vendin e quajtur Hotolisht, 10 kilometra larg stacionit hekurudhor të Librazhdit. Një nga vagonët e trenit të pasagjerëve doli nga shinat dhe ishte manovrimi në kohë i mashinistit, i cili evitoi çdo lloj rreziku për jetën e udhëtarëve". Ndërsa pasagjerët që zbritën me shpejtësi, nuk pësuan asnjë lëndim. Drejtuesit e shërbimit të transportit hekurudhor, në bashkëpunim me strukturat e pushtetit vendor dhe policisë lokale, mundën të garantojnë transportin me mjete të tjera të pasagjerëve të trenit, i cili me pas ka levizur i boshatisur. /a.ke/
KOMENTE