Buenos Ajres, 29 korrik, NOA - “Hulio Grondona më gënjeu, ndërsa Karlos Bijardo më tradhtoi”.
Këto kanë fjalët që ka mundur të thotë pasi është njohur me lajmin e shkarkimit të tij nga drejtimi i Kombëtares së Argjentinës, legjenda e futbollit Diego Maradona.
Pasi u njoh me vendimin e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Argjentinase të Futbollit, Diego Maradona ka sulmuar dy drejtuesit e lartë të saj, konkretisht presidentin Hulio Grandona dhe manaxherin e skuadrave kombëtare, Karlos Bijardo.
“Ka që në vitin 1990 që skuadra kombëtare argjentinase nuk shkon më shumë se deri në çerekfinalen e një Botërori, kështu që diçka nuk funksionon nga lart. Duhen parë më mirë këto gjëra”, tha ai në një konferencë për shtyp, mjaft i revoltuar.
Ndërkaq, Hulio Grondona, në argumentin për shkarkimin e Maradonës do të pohonte se “Diego ka treguar se një njeri i zakonshëm”.
I përfolur për zakonin e tij i narkomanisë dhe rehabilitimit në qendrat për varësinë nga droga, problemet me autoritetet tatimore italiane dhe të fëmijës së paligjshëm pranuar në Napoli, ai përmendet edhe si mik i Fidel Castros, armikut të Uashingtonit dhe Bushit, një aleat i mikut Hugo Chávez ku shkoi ta takojë disa ditë më parë duke i lënë në Buenos Aires të habitur që të gjithë.
Janë të gjitha këto detaje, të cilat mesa duket kanë ndihmuar për largimin e tij nga drejtimi i kombëtares argjentinase.
n.e/NOA