English

Marrëveshja me Belgjikën, 93 të dënuar kthehen në Shqipëri

Bruksel, 29 Korrik, NOA – 93 shqiptarë të dënuar, të cilët vuajnë dënimet në burgjet belge, do të kthehen në Shqipëri falë një marrëveshje që kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, nënshkroi në Bruksel sot me kryeministrin belg, Iv Leterme.

“Për afro dy dekada ne kemi pasur problem me kriminelët shqiptarë, që ishin aktivë në Bruksel”, tha Leterme dhe shtoi se “është shumë pozitive, që pas tre-katër muajve të negociatave arritëm marrëveshje”.

Sipas tij, dërgimi i këtyre të dënuarve në Shqipëri, do të fillojë sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Ndërsa nga ana e tij, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, u shpreh se ka synuar që t’i zvogëlojë shqetësimet lidhur me reputacionin e vendit të tij në sundimin e ligjit.

“Kjo është absolutisht çështje e së kaluarës. Shqipëria tani e ka shkallën e kriminalitetit shumë më të ulët se sa mesatarja në Bashkimin Evropian”, tha Berisha.

n.e/NOA

KOMENTE