Vlorë, 29 Korrik, NOA / Gëzim Llojdia - Mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit të qarkut Vlorë është mbajtur çuditërisht në mensën e studentëve.
Zgjedhja e një mjedisi të tillë u shfrytëzua prej organizatorëve, të cilët kërkuan një mbledhje të jashtëzakonshme për të bërë mocion kundër kryetarit të Qarkut të Vlorës, Agron Sharra.
Kur kryetari Sharra ka mbyllur mbledhjen grupi i mocionistëve ka vijuar punën ilegalisht duke votuar largimin.
Një përplasje e fortë kjo brenda radhëve të Partisë Demokratike në Vlorë.
Kryetarë komunash, të cilat janë në muajt fundit të mandatit të tyre bëjnë një mocion ku si pas këshilltarëve të majtë bëhet për përfitime tokash në bregdet.
Mocionistët kanë zgjedhur një kryetar të ri, mirëpo ligjërisht ikja e administratës, mbyllja e mbledhjes dhe largimi edhe i prefektit të Qarkut, dyshohen si veprime jo ligjore.
Në zgjidhjen e këtij problemi, mendohet se në punë do të hyjë edhe gjykata.
Ajo që u quajt nga disa këshilltarë e pafalshme përbënte vendin organizmit.
Një mbledhje e tillë u mbajt jo në mjedisit e Këshillit të Qarkut, ku ka një sallë të madhe mbledhjesh, por në një mensë studentësh.
g.ll/NOA