Meteorologji - Temperaturat E Larta Dukuri Normale Gjatë Viteve Të Ardhshme
NJU JORK, 29 korrik /ATSH-MIA/ - Vapa e madhe e pazakontë mund të bëhet dukuri normale në vitin 2070, njoftoi drejtuesi i programit për klimën në Fondin Botëror për Natyrën e Egër (WWF) Aleksei Kokorin.
Sipas tij, në rripin e mesëm të Rusisë vapa arriti temperatura rekord dhe e pazakontë është sidomos kohëzgjatja e saj.
Sipas të dhënave të shkencëtarëve periudha më e gjatë e vapës së madhe prej tre javëve në Rusi është regjistruar në vitin 1936, por asnjëherë nuk ka ndodhur që vapa të zgjasë më shumë se një muaj.
Sipas Kokorinit, vapat e mëdha jonormale mund të bëhen normale nga viti 2070, në qoftë se njerëzimi nuk bën përpjekje për uljen e lëshimit të gazrave të dëmshëm në atmosferë.
''Vapat e mëdha, megjithatë, mund të bëhen dukuri normale edhe më herët'', vlerësojnë ekspertët e WWF-së.
Nga mesi i qershorit kryeqyteti rus është munduar nga vapa anormale, në të cilat temperatura e ajrit nuk bie nën 30 gradë Celsius, kurse gjatë ditës afrohet edhe deri në 40 gradë Celsius./
a.jor.