Nju Jork, 29 korrik, NOA – Pas miratimit të rezolutës për Kosovën në Parlamentin Serb, dy ditë më parë, ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç, ka mbërritur në Nju Jork.
Jeremiç, siç njoftojnë mediat serbe po zhvillon takime lidhur me nismën serbe për rezolutë të re rreth Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që mbledhjen e saj e ka në shtator.
Rezoluta e Serbisë synon të hedhë t’i japë një tjetër kuptim opinionit të GJND-së3, që sipas serbëve nuk kushtëzon të drejtën e Serbisë mbi territorin e Kosovës.
Serbia synon që këtë rezolutë ta paraqesë pikërisht në momentin kur kryesinë e Këshillit të Siguyrimit e merr Rusia, një mbështetëse e vjetër e Serbisë.
Jeremiç pritet të takohet dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun dhe do t’i drejtohet një takimi të vendeve të paangazhuara.
Por, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar Serbinë se në rast se ata paraqesin një rezolutë të re për Kosovën dhe statusin e saj, tashmë legjitim kundrejt të drejtës ndërkombëtare, vetë SHBA-të dhe Shqipëria do të paraqesin një tjetër rezolutë pro Kosovës.
Serbia në rezolutën e re kërkon të rinisë bisedimet për statusin e Kosovës, duke e quajtur të padrejtë shpalljen e njëanshme të Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt të vitit 2008, një vendim që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e shpalli sit ë drejtë dhe jo në kundërshtim me të Drejtën Ndërkombëtare.
mit/NOA