Mjekësi - Ndjenja E Panikut Shton Rrezikun E Sëmundjeve Kardiovaskulare
E
NJU JORK, 29 korrik /ATSH-MIA/ - Personat të cilët vuajnë nga paniku janë më të prirur që të preken nga sëmundjet e zemrës, shkruan sot revista mjekësore ''European Heart Journal''.
Në bazë të të dhënave, shkencëtarët kanë publikuar se personat nën moshën 50-vjeçare, të cilët e kanë të zhvilluar ndjenjën e panikut, janë të rrezikuar tri herë më shumë për sëmundjet kardiovaskulare.
Ky përfundim është nxjerrë nga të dhënat e grumbulluara prej studimeve që kanë përfshirë më shumë se 400 000 persona të të gjitha moshave, ku janë përfshirë edhe 57 000 të tjerë të cilët kanë pasur probleme me panikun.
Studimi ka treguar se në grupet e personave me panik me moshë nën 50 vjeç, rreziku për të pasur atak kardiak është 38 për qind më i lartë, ndërsa rreziku për t'u shfaqur ndonjë sëmundje tjetër e zemrës është 44 për qind më i lartë.
Edhe te personat mbi 50 vjeç, të cilët kanë vuajtur nga paniku, ka ekzistuar rreziku i shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare, por në shkallë më të ulët./
a.jor.