English

OKB, kompenson Kuvajtin për luftën me Irakun

Nju Jork, 29 korrik, NOA – Kuvajti është kompensuar për luftën me Irakun, me 650 milion dollarë të tjera, nga OKB-ja.

Organizata e Kombeve të Bashkuara vendosi të derdhë sot këtë shumë, që bashkë me kompensimet e mëparshme e çon shumën e përgjithshme të kompensimit për luftën e Kuvajtit ndaj pushtimit nga Sadam Husein, në plot 30.15 miliardë dollarë. Procesi i kompensimit të luftës së Kuvajtit me Irakut, nisi në vitin 1994.

Komisioni për kompensimin pranë Kombeve të Bashkuara njoftoi se pjesa më e madhe e këstit të fundit të kompensimit është shpërndarë në kompanitë shtetërore dhe private, si dhe për organizatat qeveritare dhe ato ndërkombëtare.

Pas pushtimit të Kuvajtit nga regjimi irakian i Sadam Huseinit, në vitin 1991, Iraku duhet të paguajë 5% të të ardhurave të tij nga nafta dhe gazi, në fondin për kompensim të OKB-së.

mit/NOA
KOMENTE