English

Pakistani në zi, për 152 viktimat e aeroplanit të rrëzuar

Islamabad, 29 korrik, NOA – Pakistani ka ulur flamujt në gjysmë shtizë për të kujtuar dhe nderuar të 152 viktimat që gjetën vdekjen dje gjatë përplasjes së avionit me të cilin udhëtonin, në afërsi të kryeqytetit të Pakistanit, Islamabad.

Aeroplani i tipit Airbus 321, i kompanisë private pakistaneze, Airblue, u rrëzua dje për shkak të motit të keq me reshje të dendura, duke u përplasur në malet Margalla afër Islamabadit.

Për 152 viktimat e aeroplanit ka shprehur ngushëllime të thella sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Mun, dhe presidenti amerikan, Barak Obama, i cili tha lidhur me ngjarjen e rëndë, se “mendja jonë dhe lutjet tona janë për të gjithë ata, që janë prekur nga ky incident i tmerrshëm”.

mit/NOA

KOMENTE