English

Parkimi me pagesë në Tiranë, Bashkia prezanton projektin

Tiranë, 29 korrik, NOA – Ndërsa për të shkuar diku përballesh me një trafik gjithmonë në rritje dhe për të parkuar diku në qendër duhet t’i biesh kryq e tërthor bulevardit, një nga streset e përditshme për shoferët në rrugët e kryeqytetit, Bashkia e Tiranës, prezanton projektin më të ri të parkimit publik, atë me pagesë.

Ka qenë drejtori i Transportit Teknik në Bashkinë e Tiranës, Enton Punavija, që prezantoi projektin e parkimit me pagesë, duke theksuar se ky projekt i shërben mjaft mirë lehtësimit të trafikut.

Sipas Punavijas sistemi i ri i parkimit publik me pagesë u jep preçedencë zonave për këmbësorë.

Projekti i ri i parkimit me pagesë do të zbatohet fillimisht në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në sheshin “Italia” përballë stadiumit “Qemal Stafa”, dy nga zonat më të ngjeshura të trafikut në kryeqytet.

mit/NOA
KOMENTE