English

Rusi - Medvedev Nënshkruan Një Ligj Për Zgjerimin E Kompetencave Të Ish-Kgb-Së

MOSKË, 29 korrik /ATSH-AFP/ - Presidenti rus, Dmitri Medvedev nënshkroi një ligj për zgjerimin e pushtetit të shërbimeve të ngarkuara me sigurinë e brendshme (FSB), njoftoi sot Kremlin në një komunikatë të shkurtër. Ky tekst, i kritikuar hapur nga mbrojtësit e të drejtave të njeriut u miratua më 16 korrik nga Dhoma e Ulët e Parlamentit rus (Duma) dhe tre ditë më vonë nga Këshilli i Federatës (Dhoma e Lartë). Në kuadër të këtij ligji çdo person apo ndërmarrje që pengon punën e një agjenti të FSB mund të bëhet objekt i ndjekjeve penale, gjobave prej 13 deri në 1 300 euro ose burgosjes deri në 15 ditë. Liberalët dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut frikësohen se ky ligj nuk inkurajon ndalimet arbitrare siç ishte rasti me KGB në periudhën sovjetike./ /ec/ a.jor.
KOMENTE