English

Shba-Ja Rrit Masat E Sigurisë Pranë Xhamive Për Muajin E Ramazanit

NJU JORK, 29 korrik /ATSH-AFP/ - Policia e Nju Jorkut njoftoi dje se do të forconte masat e sigurisë pranë xhamive dhe qendrave islamike të qytetit gjatë muajit të ramazanit, nga 11 gushti deri më 9 shtator. ''Patrullat e policisë do të shumëfishohen përreth të gjitha qendrave myslimane ekzistuese dhe atyre në ndërtim'', theksoi policia duke iu referuar një projekti të kontestuar për ndërtimin e një xhamie pranë Ground Zero. "Gjatë muajit të ramazanit, departamenti i policisë do të rrisë numrin e policëve pranë xhamive, do të vendosë makina patrullimi në vendet e kultit dhe në disa zona do të rrisë numrin e njësive të antikriminalitetit për të shmangur vjedhjet'', sipas komunikatës së policisë (NYPD). ''Një njësi policore në Nju Jork është ngarkuar për të luftuar krimet me karakter racist ose të motivuara nga intoleranca fetare'', vijon komunikata./ /ec/ a.jor.
KOMENTE